Siguria në rrugë/ Makina inteligjente “ndëshkon“ 2234 drejtues mjetesh

Siguria në rrugë/ Makina inteligjente “ndëshkon“ 2234 drejtues mjetesh

Policisë Rrugore gjatë ushtrimit të masave në fundjavë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka ndëshkuar 2234 drejtues mjetesh.

Makina inteligjente vijon të monitorojë qarkullimin rrugor, jo vetëm në Tiranë, por tashmë edhe në qarqet e tjera, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilët krahas shpejtësisë, qarkullojnë edhe pa vendosur rripin e sigurimit apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Me ketë rast, janë pezulluar 105 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.

“Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 781 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2234 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Janë pezulluar 105 leje drejtimi, nga të cilat 61 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 39 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar 16 shtetas, nga të cilët 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Nisur nga fakti se në fundjavë, akset rrugore në drejtim të zonave turistike dhe bregdetare kanë fluks të shtuar, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy