
Një vajzë e vogël ka mbetur e plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave në Sarandë.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi R. A., 23 vjeç, banues në Pukë, pasi ditën e djeshme, në rrugën Sarandë-Skërficë, duke drejtuar automjetin e markës “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin L. H., 37 vjeç, banues në Dibër.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në automjetin “Citroen”, shtetasja e mitur 7-vjeçare, e cila u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.



