Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Gramshit, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, i plagosur ka mbetur shtetasi Land Tafa, 40 vjeç, ndërsa është aksidentuar teksa udhëtonte me një motoçiklet.
Gjendja e tij ka qenë e rëndë, ndërsa është dashur dërgimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



