Vodhën një person në qendrën tregtare, vihen në pranga dy persona në Tiranë

Vodhën një person në qendrën tregtare, vihen në pranga dy persona në Tiranë

“Gracka” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u vunë në pranga dy persona të cilët i vodhën portofolin, një shtetasi në një qendër tregtare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve ndaj pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e portofolit të tij, në një qendër tregtare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. K., 46 vjeç dhe D. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Këta shtetas, ditën e djeshme, në një qendër tregtare, i kanë vjedhur portofolin shtetasit K. M.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se dy të arrestuarit janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera të ndodhura ditët e fundit, konkretisht: më datë 11.01.2023, i kanë vjedhur shumën 450 euro shtetasit F. B., ndërsa më datë 12.01.2023, kanë tentuar të vjedhin një shumë parash, në një lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 590 euro dhe 25 000 lekë të rinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy