Trafikonin armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohen dy persona në Durrës

Trafikonin armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohen dy persona në Durrës

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona me precedentë të mëparshëm penal në Durrës, të cilët akuzohen për trafikim armësh zjarri dhe municion luftarak.

Mësohet se në pranga kanë rënë Artur Polovina, ., 47 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe Bajram Hoxha, 60 vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë, i dënuar më parë për falsifikim.

Policia ka sekuestruar 1 mitraloz, 1 kallashnikov, municion luftarak, 2 automjete, aparate celularë dhe një sasi lëndë narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Telekomanda”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 1 mitraloz, 1 kallashnikov, municion luftarak, 2 automjete, aparate celularë dhe një sasi lëndë narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.

Në vijim të punës për mbajtjen e situatës kriminale nën kontroll, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, të armëve të zjarrit dhe lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve disamujore të ndjekura me metoda speciale të hetimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. P., 47 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”;

B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë, i dënuar më parë për falsifikim.

Arrestimi i tyre u bë pas një pune disamujore me metoda speciale të hetimit, ku si rezultat u dokumentua aktiviteti i tyre kriminal i trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë sekuestruan 2 armë zjarri (mitraloz dhe kallashnikov), 822 fishekë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 2 mjete në pronësi të shtetasve B. H. dhe A. P., si dhe 3 aparate celular, të cilët këta shtetas i kishin në përdorim.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy