
Një djalë në Durrës, është vënë në prangat e policisë nën akuzën e kanosjes dhe shantazhit ndaj të miturve me qëllim përfitimin e parave.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi kompjuterik”, A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës.
19-vjeçari akuzohet se nëpërmjet kanosjes dhe shantazhit, i ka marrë një shumë parash, një shtetaseje të mitur.
Gjithashtu hetimet zbuluan se i riu, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, ka përfituar një shumë parash nga dy shtetas të tjerë të mitur.
Ndaj të ndaluarit hetimet janë në vijim, për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë i përfshirë.



