
Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 08:40 në lagjen “28 nëntori” në Elbasan. Shtetasi Isa Kumria duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar shtetasen Manushaqe Sinani.
Kjo e fundit po merr mjekim në Spitalin e Elbasanit, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit.
NJOFTIMI
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 27.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi I. K., duke drejtuar automjetin tip "Ford", ka aksidentuar shtetasen M. S., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



