U konfliktua me mjeken, 38-vjeçari në Patos theu xhamin e derës së qendrës shëndetësore

U konfliktua me mjeken, 38-vjeçari në Patos theu xhamin e derës së qendrës shëndetësore

Një person është proceduar penalisht nga policia e Fierit pasi është konfliktuar me mjeken e qendrës shëndetësore në Dukas të Patosit.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 38-vjeçari K.H., pas sherrit ka thyer xhamin e derës kryesore të kësaj qendre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasi K. H., 38 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasen F. M., 37 vjeçe, (me detyrë mjeke pranë qëndrës shendetësore Dukas, Patos) dhe ka thyer xhamin e derës së qendrës shëndetësore Dukas.

Lidhur me ngjarjen, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy