Plagosje dhe vjedhje/ Arrestohen tre shtetas të kërkuar në Tiranë

Plagosje dhe vjedhje/ Arrestohen tre shtetas të kërkuar në Tiranë

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e tre shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

- A. K., 32 vjeç, banues në Fushë Lurë, shpallur në kërkim për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim;

- E. M., 30 vjeç, dhe R. K., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dërguar urdhër për ndalimin e tyre, sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme, në Tiranë.

Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy