Kundërshtojnë me dhunë policin, prangosen dy persona në Mirditë

Kundërshtojnë me dhunë policin, prangosen dy persona në Mirditë

Dy persona janë arrstuar nga policia në Mirditë, pasi nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.

Në pranga janë vënë një drejtues mjeti dhe pasagjeri që udhëtonte me të.

Shoferi me pasagjerin kanë kundërshtuar ndalimin duke reaguar me dhunë kundrejt një polici, pasi u është kërkuar që të shoqërohen në ambientet e policisë.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale T. L., 24 vjeç dhe E. N., 26 vjeç, të dy banues në Mirditë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi T. L., duke drejtuar mjetin e tij, pas testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur dhe në momentin që shërbimet e Policisë do ta shoqëronin në Komisariat, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. N., pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht nga këta të fundit” njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy