U kap me armë zjarri dhe municion luftarak, në pranga 25-vjeçari në Gjirokastër

U kap me armë zjarri dhe municion luftarak, në pranga 25-vjeçari në Gjirokastër

Një 25-vjeçar përfundoi në prangat e policisë në Gjirokastër, pasi u kap me armë zjarri dhe municion luftarak në Banesë.

Shtetasi nga fshati Picar u arrestua në banesë, pasi gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhe 1 granatë dore. 

 

NJOFTIMI

Gjirokastër/Kontrolle në ambiente të ndryshme, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.  

Mbante armë zjarri dhe municion luftarak, në banesë, vihet në pranga 25-vjeçari.

 Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë dhe 1 granatë dore.  

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri, në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 25 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.    

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhe 1 granatë dore. 

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy