Mashtrimi me mikrokredi, raporti i SPAK: Skema të sofistikuara me pasoja të rënda

Mashtrimi me mikrokredi, raporti i SPAK: Skema të sofistikuara me pasoja të rënda

Në raportin e vitit 2025 të SPAK, një vëmendje e veçantë i kushtohet mashtrimi përmes mikrokredive.

 

Deklarohet se hetimet kanë treguar se kjo veprimtari kriminale ka aplikuar skema financiare të sofistikuara me pasoja të rënda për shtetasit, viktima të këtij krimi. 

 

Në një rast të vitit 2024, skema e mikrokredive është zhvilluar përmes disa shoqërive që kanë vepruar në mënyrë të koordinuar si një strukturë e vetme, me tipare të qarta të grupit të strukturuar kriminal. Subjektet dyshohet se, ndanin të njëjtat ambiente, sisteme kompjuterike dhe burime njerëzore, financonin njëri-tjetrin dhe vepronin me të njëjtën strategji operacionale për më shumë se nëntë vite. 

 

Mekanizmi kryesor dyshohet se, konsistonte në shumëfishimin e paligjshëm të detyrimeve përmes interesave dhe kamatave shumë të larta, ristrukturimin fiktiv të kredive dhe transferimin e detyrimeve te familjarë apo të afërm që nuk kishin qenë palë në marrëdhënien fillestare kontraktore, si edhe përmes procedurave të ankandeve fiktive. 

 

Ndër të tjera nënvizohet se zbatimi i skemës dyshohet se është mbështetur në presion sistematik ndaj debitorëve përmes njoftimeve të paligjshme, telefonatave kërcënuese dhe bllokimit afatgjatë të llogarive bankare. 

 

Paralelisht, janë përdorur procedura ankandi fiktive për kalimin e pasurive të paluajtshme në favor të subjekteve financiare të përfshira, edhe për detyrime minimale. Në tërësi, veprimtaria paraqet një model të organizuar abuzimi financiar me ndikim të gjerë ekonomik dhe social, që dyshohet se ka synuar përfitim të paligjshëm në dëm të një numri të një numri të madh qytetarësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy