Skandali te Onkologjiku, mjekët e akuzuar dalin të mërkurën para GJKKO

Skandali te Onkologjiku, mjekët e akuzuar dalin të mërkurën para GJKKO

Mjekët e akuzuar për skandalin te spitali Onkologjik do të dalin të mërkurën para Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mjekët e akuzuar për korrupsion dhe kontrabandë me medikamentet mjekësore do të dalin para gjykatës së posaçme për rivlerësimin e masave të sigurisë.

Ndërkohë SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë dhe asetet e mjekëve në kuadër të hetimit pasuror.

Ky hetim ndiqet nga prokurori Elvin Gogaj.

Drupal Ad

Mjeku Edmond Gashi, ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” ka si masë sigurie “Detyrim Paraqitje”. Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” ka si masë sigurie, “Detyrim paraqitje”.

Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” ka si masë sigurie “Detyrim Paraqitje”.

Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” ndodhet në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy