Shkodër, 42-vjeçari qëllon me armë në lokalin e mbushur me klientë, policia shmang tragjedinë

Shkodër, 42-vjeçari qëllon me armë në lokalin e mbushur me klientë, policia shmang tragjedinë

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Mark Lula”, në qytetin e Shkodrës, ku një 42-vjeçar pas konfliktit me një shtetas tjetër dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ambientet e lokalit ku kishte edhe persona të tjerë.

Por famirësishtë ndërhyrja në një kohë rekord e forcave të rendit duke identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Arjan Gjeta, banues në Shkodër, bëri që ky konflikt të përfundonte pa viktima.

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se, shtetasi Arjan Gjeta, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E.P. 26 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në lokal ku ndodheshin edhe klientë të tjerë dhe është larguar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, sqaron policia.

Sipas blve të qytetit verior, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjet 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 8 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale do t;i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy