Shkaktoi aksident dhe ia mbathi, në pranga i riu pasi u ofroi lekë policëve

Shkaktoi aksident dhe ia mbathi, në pranga i riu pasi u ofroi lekë policëve

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për largim nga vendi i aksidentit.

Në momentin e ndalimit, i riu iu ka ofruar efektivëve një kartëmonedhë 5.000 lekë, që ta linin të lirë, por është vënë në pranga.

‘Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Karbunar Lushnje, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në momentin e ndalimit për kontroll nga sherbimet Operacionale pranë DVP Elbasan, i ka dhënë punonjësit të policisë një kartmonedhë 5.000 lekë, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Lushnje, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy