Kundërshton e dhunon policinë, në pranga 36-vjeçari

Kundërshton e dhunon policinë, në pranga 36-vjeçari

Dy persona, njëri nga Durrësi e tjetri nga Kavaja, akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit të Kavajës.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka rënë në pranga shtetasi A.S. 36 vjeç, banues në Durrës dhe ka nisur procedimi ndaj shtetasit D.Ll., 32 vjeç nga Kavaja.

Sipas policisë, ka qenë durrsaku A.S., i cili duke drejtuar mjetin tip “Ford”, nën shoqërinë e 32-vjeçarit D.Ll. është ndaluar nga uniformat blu në qytetin e Kavajës.

Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sipas policisë, i kanë kundërshtuar efektivët duke përdorur edhe dhunën.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa sot u vu në pranga 36-vjeçari dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy