
Pas më shumë se 18 orësh Policia e Vlorës ka liruar 15 -të të shoqëruarit për dosjen “Sinomati”.
Korrespondenti i MCN TV raporton se "blutë" nuk arritën të gjejnë asnjë provë të vlefshme për të implikuar personat që blutë kanë skeduar si të dyshuar.
Nga hetimet policia lokale sipas grupit hetimor, ka pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas bluve, mjeti rezulton i shitur në Vlorë por pa akt shitje.
Dyshohet se ky automjet në pronësi të një shtetasi nga Elbasani ka larguar autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW me të cilin u krye atentati mafioz



