Megaoperacioni antikanabis/ Asgjësohen 271 bimë narkotike në fshatra të Krujës

Megaoperacioni antikanabis/ Asgjësohen 271 bimë narkotike në fshatra të Krujës

Policia e Tiranës ka njoftuar finalizimin e fazës së 22 të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga DVP Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë fazës së 22-të u angazhuan 24 grupe kontrolli me 213 punonjës Policie dhe u përdorën 12 dronë. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 271 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të fshatit Mukje, në Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë. Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12189 bimë narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe komisariateve në varësi të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 22-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatit Mukje, Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë, u gjetën në total, të kultivuara 271 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy