Zjarri në qendrën tregtare/ Ende asnjë shenjë nga roja 33-vjeçar që ka ngecur brenda

Zjarri në qendrën tregtare/ Ende asnjë shenjë nga roja 33-vjeçar që ka ngecur brenda

Prej pasdites së djeshme, pas zjarrit i cili ra në magazinën e një qendre tregtare në kryeqytet, deri tani nuk është gjendur asnjë shenjë e përgjegjësit të sigurimit Arjan Sala, 33 vjeç, i cili ka qenë në krye të detyrës në momentin kur shpërthyen flakët.

Ushtria ka dërguar dy grupe të specializuara për ndërhyrje. Mirëpo, pavarësisht kërkimeve, nuk ka ende asnjë shenjë nga Sala.

Familjarët e 33-vjeçarit pretendojnë se forcat zjarrfikëse nuk kanë bërë sa duhet për të gjetur trupin e të afërmit të tyre.

Mësohet se zjarri ka rënë në momentin që po shkarkohej një kamion me rroba, ku Arjan Sala ndërhyri për të shuar flakët, por fatkeqësisht mbeti brenda dhe u bllokua si pasojë e flakëve dhe tymit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy