Covid 19/ Një humbje jete dhe 553 raste të reja në vend

Covid 19/ Një humbje jete dhe 553 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person nga koronavirusi, një qytetar nga Tirana 72 vjeç, i pavaksinuar.
 Sipas MSH, në këto 24 orë janë regjistruar 553 raste pozitive me virusin e rëndë, ndërsa janë shëruar 192 të infektuar.

Janë kryer 1433 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 553 qytetarë, në këto bashki: 311 në Tiranë, 33 në Fier, 28 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Vlorë, 13 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, 10 në Divjakë, 9 në Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Kurbin, 6 në Vorë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Himarë, Korçë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Roskovec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Klos, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Mat.
Janë 2,888 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,463 që nga fillimi i epidemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy