Një banesë është shkruambuar nga zjarri ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa sipas informacioneve nga policia dyshohet që shkak të jetë bërë një qiri i ndezur.
Banesa ka qenë e lëshuar me qira ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz. Shërbimet e zjarrëfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa dëmet materiale janë të larta.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.



