Kontrolle në burgun e Durrësit, Pula: Celular iu gjet një emri të lidhur me Lulzim Berishën (VIDEO)

Kontrolle në burgun e Durrësit, Pula: Celular iu gjet një emri të lidhur me Lulzim Berishën (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula, për kontrollin në burgun e Durrësit, ku u gjetën tre celularë, thotë se njëri prej tyre lidhet me një emër të lidhur me Lulzim Berishës.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se operacioni i kontrollit është bërë gjatë mesnatës, ndërkohë që gjatë muajit ka pasur tetë kontrolle në burgjet kryesore në vend.

 

Njëri celular iu gjet një shtetasi për të cilin burimet thonë se lidhet me emër të fuqishëm, Lulzim Berishën, që i është gjetur celulari. Edhe persona të tjerë janë të rrezikshëm. Behar Gurguri, njëri nga personat që i është gjetur celulari. Janë bërë tetë operacione në burgjet kryesore, ky operacion është bërë pak pas mesnate. 

 

Ndërsa dje ka pasur dhe dy kontrolle të tjera në Rrogozhinë dhe në burgun e Fushë Krujës. Dhe në Rrogozhinë është konstatuar një celular, iu gjet një personi që tentonte ta fuste. Edhe në Fushë Krujë iu gjet familjarëve, teksa tentonin ta fusnin në burg, përmes ushqimeve. Në këto dy raste kemi parandalim. 

 

Në Durrës, njëri celular është gjeture në dhomë dhe dy të tjerët janë hedhur, por nga mesazhet dhe komunikimet u zbulua se kujt i përkiste. Në burgun e Durrësit ndodhen disa nga politikanët më të rëndësishëm në vend, të arrestuar. 

 

Tetë kontrollet janë bërë në burgjet kryesore. Në disa prej aksioneve janë gjetur sasi të konsiderueshme lënde narkotike, por dhe mjete prerëse si thika të improvizuara. Ne nuk kemi sistem antidronë në burgje, ku shpesh ka pasur raste që futeshin lëndë narkotike dhe celularë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy