Dosja “Tahiri-Çela” në duart e Gjykatës së Lartë

Dosja “Tahiri-Çela” në duart e Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Çela u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Apeli i posaçëm e ktheu dosjen për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, ndërsa të zkuzuarit iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs.

Tashmë dosja është në duart e Gjykatës së Lartë, e cila nuk dihet kur do ta marrë në shqyrtim, pasi ka dy vakanca. Aktualisht, Gjykata e Lartë funksionon me vetëm 3 gjyqtarë, ndërsa duhen pesë gjyqtarë për të nisur shqyrtimin e dosjes.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy