
Gjykata e Korçës ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për 59 vjeçarin Anesti Sala nga fshati Pojan, cili u arrestua tre ditë më parë për ngacmim seksual të një 13 vjeçareje.
Prokuroria kërkoi për 59-vjeçarin, masën e sigurisë 'Arrest me burg', kërkesë që u pranua nga Gjykata.
Mbrojtësi i caktuar kryesisht kërkoi një masë më të butë sigurie për Salën, i cili gjate seancës mohoi të ketë ngacmuar seksualisht të miturën.
59 vjeçari pohoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 13 vjeçares, për shkak të ngacmimit të saj, ka qenë në gjendje të dehur.



