Një person ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Shkodër. Shkak i ngjarjes është bërë një konflikti i çastit. I plagosuri është identifikuar si Çel Shabaj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Prekalit në Postribë.

Mësohet se Shabaj dhe autori i plagosjes, identiteti i të cilit ende nuk dihet, kanë debatuar pas një incidenti me automjetet e tyre në rrugë. Autori ka nxjerrë armën duke e plagosur Shabajn në këmbë. Shabaj është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit të ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak
Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave "Shqiponja"
Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.