Kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra në Gjipe, nën hetim 4 administratorë subjektesh

Kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra në Gjipe, nën hetim 4 administratorë subjektesh

Policia e Himarës ka sekuestruar 130 çadra dhe shezlongë në vijën bregdetare të Gjipesë në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

Bëhet me dije se janë proceduar penalisht administratorët e katër subjekteve, M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Gjipe, Himarë

Policia e Himarës vijon kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Gjipe, Himarë.

Procedohen penalisht administratorët e 4 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.

Sekuestrohen 130 çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për veprën penale "Pushtimi i tokës”, për shtetasit:

M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy