Në lokal me armë me vete, arrestohet 34-vjeçari nga Kuçova

Në lokal me armë me vete, arrestohet 34-vjeçari nga Kuçova

Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë në Durrës pasi qëndronte në ambientet e një lokali në Sukth i pajisur me armë zjarri. Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme "Shqiponja" të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Për këtë rast u arrestua shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kuçovë. 34-vjeçari u kap në flagrancë, në një lokal në lagjen “Perimore”, Sukth, teksa mbante me vete një armë zjarri pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy