Gara ndërkombëtare “Tiranathlon”/ Nesër ndryshon qarkullimi i mjeteve në disa akse rrugore

Gara ndërkombëtare “Tiranathlon”/ Nesër ndryshon qarkullimi i mjeteve në disa akse rrugore

Tirana do të presë nesër “Tiranathlon”, një garë e jashtëzakonshme në tre disiplina: not, pedalim dhe vrap, e cila zhvillohet kryesisht në Liqenin e Farkës. 

Nisur nga ngjarja sportive me përmasa ndërkombëtare, dhe për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës, bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë një sërë masash për qarkullimin e automjeteve.

Kufizimi i segmenteve do të jetë i përkohshëm, në intervale të shkurtra kohore, kurse hapja e kryqëzimeve do të kryhet gradualisht.

Qendra e qytetit do të jetë Ditë pa Makina për t’u shijuar nga fëmijët dhe qytetarët. Ndërkaq, qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret.

Sipas planit të masave, kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë:

-Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 29.05.2022, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

-Rruga e “Tuneleve”. (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit),

-Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),

-Rruga “Diga e Liqenit”.(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”),

-Rruga “Panorama e Liqenit”. (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”).

-Rruga interurbane kryesore (TEG – lira Shkozë)

-Blv. Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segment! nga ura Shkozë – pallati me shigjeta).

2-Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
a. Linja Nr. I/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit

2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në njërin drejtim në “sheshin Willson” tjetri në qendër.
b. Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
c. Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” pezullohet përkohësisht
d.Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”.
e. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – Jordan Misja” devijon në qendër.
f.Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit pezullohet përkohësisht. g
g.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës dhe n qendër.
h.Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy