Humbi jetën nga shpërthimi i bombolës së gazit, dyshohet për tentativë vrasje

Humbi jetën nga shpërthimi i bombolës së gazit, dyshohet për tentativë vrasje

Një ngjarje e rëndë u raportua pak çaste më parë në fshatin Reps të Mirditës. Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e shtetasit Nikoll Prendi, vëllai i ish-gardistit Ndrea Prendi.

Forcat zjarrëfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa 65-vjeçari si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen brenda në banesë.

Gazetari i MCN në një lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes raporton se deri tani bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale por nuk përjashtohet as mundësia për një tentativë vrasje.

Sipas tij, vëllai i ish-gardistit jetonte i vetëm në banesë, ndërsa ka dyshime që kjo ngjarje të jetë një tentativë e tij për të vrarë veten, pasi fqinjët kanë deklaruar që 65-vjeçari nuk ka pranuar të nxirrej nga aty.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur dy orë më parë ku ka gjetur vdekjen Nikolll Prendi i cili ndodhej në banesën e tij në katin e dytë të pallatit ku jetonte. Banesa u përfshi nga flakët pas shpërthimit të bombolës së gazit. Deri tani bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, por nuk përjashtohet as mundësia për një vetëvrasje. Kanë shkuar fqinjët për ta ndihmuar kur kanë parë flakët, por kanë gjetur derën mbyllur dhe nuk kanë mundur të depërtojnë dhe kanë pritur deri sa kanë ardhur forcat zjarrfikëse të cilët pas ndërhyrjes së tyre e kanë gjetur pa shenja jete Prendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy