Vidhet xhamia e Dragostunjës në Librazhd

Vidhet xhamia e Dragostunjës në Librazhd

Një ngjarja e pazakontë është rregjistruar në fshatin Dragostunjë të bashkisë së Librazhdit këtë javë.

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur paratë që ndodheshin në kasafortën e xhamisë së fshatit Dragostunjë. Vjedhja është konstatuar mesditën e të martës nga besimtarët, të cilën kishin shkuar për t'u falur në këtë objekt kulti. Ata janë trishtuar jashtëzakonisht shumë kur kanë konstatur që njëra nga dritaret e xhamisë ishte dëmtuar dhe kanë dyshuar që kjo ishte vepër e keqbërësve.

Pasi janë futur brenda xhamisë kanë konstatuar se kasaforta që ndodhej aty ishte hapur me levë dhe ishin grabitur paratë që ndodheshin aty.Imami i xhamisë së Dragostunjës ka konfirmuar ngjarjen e cila është një nga më të rëndat e ndodhura aty .Që nga koha e rihapjes së instutucioneve të kultit në Rrethin e Librazhdit pas vitit 1990 sipas besimtarëve muslimanë dhe jo vetëm nuk është rregjistruar ndonjë rast i vjedhjes së arkës apo i thyerjes së kasafortës në xhamitë e kësaj zone.

Në xhaminë e Dragostunjës për çdo vit besimtarët kontribuojnë në vlera të konsiderueshme në arkën e këtij objekti kulti. Vitin e kaluar konfirmohet se besimtarët kontribuan me 3.4 mln lekë  dhe gjatë muajve të parë të këtij viti shuma e parave të dhuruara nga besimtarët me rastin e Fiter Bajramit ka qenë e konsiderueshme. Kjo mesa duket ka nxitur vjedhësit të futen aty gjatë paradites së Martë duke thyer një nga dritaret e xhamisë.

Paraprakisht dyshohet që vjedhja është kryer nga disa persona dhe ka qenë e mirëorganizuar. Besimtarët dhe i gjithë komuniteti i Dragostunjës kërkojnë që policia të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të identifikohen autorët e vjedhjes së parave nga kasaforta e Xhanisë dhe ata që e kanë kryer këtë akt të shëmtuar të dënohen maksimalisht nga ligji.Arka ose kasaforta e xhamive hapet gjatë vitit vetëm një herë dhe kjo zakonisht ndodh në javën e fundit të muajit Dhjetor dhe me këto para ndihmohen familjet e varfra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy