Vizitat e diplomatëve amerikanë në SPAK/ Gashi: Alarm i fuqishëm, SHBA presion për dosjet “Balluku”, “Veliaj”, dhe ish-kreun e SHISH

Vizitat e diplomatëve amerikanë në SPAK/ Gashi: Alarm i fuqishëm, SHBA presion për dosjet “Balluku”, “Veliaj”, dhe ish-kreun e SHISH

Eksperti i Sigurisë, Milazim Gashi, ka komentuar takimet e fundit të përfaqësuesve amerikanë pranë Prokurorisë së Posaçme, duke i cilësuar ato si një "alarm të fuqishëm" dhe një presion të drejtpërdrejtë për të çuar përpara dosjet e nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Në një lidhje me Skype për MCN, Gashi deklaroi se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë llogari për investimet e bëra në drejtësi, ndërsa përmendi konkretisht dosjet ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish-drejtuesve të shtetit.

 

Kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtpërdrejt nga ambasada amerikane që gjendet në Tiranë është që jo vetëm dy dosjet Balluku ose Veliaj, po aty kemi edhe në rastin e fundit që do të shohim një përpjekje shumë të madhe sa i përket elementit të ish-shefes së SHISH-it. Dhe njëkohësisht do të shohim edhe elementin e ish-presidentit Meta, i cili akoma gjendet në burg në Tiranë.

 

Sipas ekspertit të sigurisë, takimet e shpeshta mes diplomatëve amerikanë dhe prokurorëve të SPAK-ut tregojnë se një pjesë e hetimeve kanë ngecur pa arsye, çka ka sjellë reagimin e agjencive ligjzbatuese amerikane.

 

Informacionet që ne posedojmë janë që veprimet e SPAK-ut janë pezulluar në mënyrë të pabazë, për shkak se DEA amerikane është në vigjilencë të madhe në Shqipëri që disa vite. Ndaj presioni më i madh do të vijë në lëndët që SPAK-u nuk po i fut në rend të ditës, që të bëjë goditje te grupet e kriminalizuara në territorin e Shqipërisë dhe më gjerë. Ndërhyrja, ta quaj tani politike, e ambasadorit amerikan për herë të tretë në SPAK, është një alarm shumë i fuqishëm për këtë institucion.

 

I pyetur mbi dosjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, Gashi paralajmëroi se goditja kryesore e agjencive amerikane do të fokusohet te lidhjet e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës me segmente të pushtetit.

 

Vlora Hyseni faktikisht ka qenë me një farë forme një lloj kontraktori mes SHBA-së dhe qeverisë shqiptare, ndaj futja në kurth e ish-shefes së SHISH-it është një precedent shumë i rëndë. Por ne më shumë e shohim që DEA amerikane është një alarm shumë i madh për grupet e narkotrafikantëve që vijnë nga Shqipëria. Goditja do të jetë ndaj narkotrafikantëve që mund të jenë të lidhur edhe me pushtetin në Shqipëri.

 

Gashi shpjegoi se brenda strukturave të ambasadës amerikane (ICITAP) operojnë agjentë të FBI-së dhe DEA-s, të cilët sipas tij po hasin mosdakordësi me disa prej prokurorëve të posaçëm.

 

Këmbana e alarmit bie pikërisht për shkak se nuk po vijnë në përputhje elementet e FBI-së dhe DEA-s me disa prokurorë të SPAK-ut. Reagimet që ndodhin mes ambasadorit amerikan tani janë një reagim politik dhe vijë e kuqe për institucionet, në veçanti për SPAK-un, i cili është i obliguar të bëjë veprime konkrete, sepse FBI dhe DEA sjellin dosje të selektuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy