
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë nga 485 testime kanë rezultuar pozitiv 15 persona, në këto bashki:
7 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Tepelenë, Berat, Kuçovë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.
Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,773 që nga fillimi i epidemisë.



