
Një 31-vjeçar me inicialet N. Ç. ka përfunduar në prangat e Policisë.
Dyshohet se shtetasi me banim në Maknor, ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
Në njoftimin e Policisë thuhet:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 31 vjeç, banues në Maknor, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase”.



