Policia arreston katër shpërndarës droge, 10 procedohen në gjendje të lirë

Policia arreston katër shpërndarës droge, 10 procedohen në gjendje të lirë

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka njoftuar sot se në kuadër të goditjes së rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në ambientet e lokaleve dhe afër shkollave, ka bërë të mundur arrestimin e katër personave si dhe ka proceduar në gjendje të lirë edhe dhjetë të tjerë.

Policia njofton se nga operacioni janë sekuestruar kokainë, kanabis, shiringa me lëndë narkotike heroinë, peshore elektronike e sende të tjera të cilat shërbenin për përpunimin dhe përgatitjen për shitje në doza të vogla, të drogave të forta.

  Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 dhe Seksionin e Patrullave “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit: Y.P., 19 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë, K. P., 36 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë. Janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shtetasve Y. P. dhe K. P., iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale 11,1 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 1 peshore elektronike dhe një pjatë me mbetje të lëndës narkotike.

– Gjithashtu është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi H. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimi”, pasi këta shtetas qarkullonin me automjet dhe pasi janë ndaluar, nga kontrolli fizik që është ushtruar mbi shtetasin H. A., Policia gjeti një sasi prej 3,6 gr. lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë”.

Po në kuadër të kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi D. S., 19 vjeç, me banim në Tiranë, si dhe është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Këta shtetas po udhëtonin me automjet dhe pasi janë ndaluar, nga kontrolli fizik i ushtruar mbi shtetasin D. S., Policia ka gjetur një sasi lënde narkotike të dyshuar si “Cannabis Sativa” të ndare në doza të vogla.

Në vijim të kontrolleve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, 40 e 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik u janë gjetur 2 shiringa me lëndë narkotike të dyshuar “Heroinë”, disa substanca te tjera të cilat janë dërguar për ekspertim te mëtejshëm.

Po në kuadër të kontrolleve janë proceduar në gjendje të lirë edhe 2 shtetas 19 – vjeçarë dhe një 25 vjeçar, pasi janë gjetur me doza lënde narkotike të dyshuar si “Canabis sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy