Aksident fatal në Itali, humb jetën 8-vjeçari shqiptar

Aksident fatal në Itali, humb jetën 8-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një fëmije shqiptar vetëm 8 vjeç në Itali, gjatë mbrëmjes së djeshme pranë Borgo Segezia në periferi të Foggia.

Nga hetimet paraprake të policisë italiane rezulton se fëmija ka qenë anës rrugës pranë një ferme, kur dyshohet se është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një grua.

Fëmija u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës së dhënë ndërroi jetë pak më vonë.

Aksidenti ndodhi në rrugën shtetërore 90, midis Foggia dhe Bovino, në Borgo Segezia, në një zonë pa ndriçim dhe të karakterizuar nga prania e disa fermave dhe pronave të fshatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy