Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm.
Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Këmbësori si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
MCN mëson se kamioni i përmbysur ka qenë i ngarkuar me materiale ndërtimi, ndërkohë që mjeti ka ngjitur një malore në pjesën e Jonufrës, nuk ka mundur t’ia dalë pasi malorja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka ecur mbas, ndërkohë që një person ende i paidentifikuat ka qenë pas kamionit, ku nga përmbysja e kamionit e ka goditur duke i marrë dhe jetën.



