Ditëlindja e aktorit Bes Kallaku pasohet nga gjobat anti-Covid

Ditëlindja e aktorit Bes Kallaku pasohet nga gjobat anti-Covid

Festa e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku është pasuar me penalizimet që vijnë në kuadër të zbatimit të masave anti-Covid.

Policia ka gjobitur me 1 mln lekë të reja pronarin e lokalit, shtetasin F.U. dhe ka pezulluar nga detyra 6 efektivë policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ka nisur ndaj tyre ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.

Festa e ditëlindjes u zhvillua më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku ishin të fuar 30 persona, mes të cilëve kreu i shtetit, Ilir Meta, dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy