
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Balldre, si pasojë e të cilit është plagosur një person.
Një furgon mallrash ka pësuar një defekt teknik teksa udhëtonte dhe si pasojë i është dashur të ndalonte në kryqëzim. Në momentin kur shoferi hapi derën e mjetit, u godit nga një makinë tjetër në ecje.
Si pasojë shoferi i fugonit të mallrave mbeti i plagosur, ndërkohë mjeti tjetër është larguar nga vendngjarja. Shoferi që mbeti i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lezhës.



