Vidhte paratë nga kasafortat e biznesve edhe banesave, në pranga  57-vjeçari 

Vidhte paratë nga kasafortat e biznesve edhe banesave, në pranga  57-vjeçari 

Një 57-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje, është arrestuar për vjedhje të parave nga  kasafortat e bizneseve dhe të banesave.

Zbardhen 5 raste të vjedhjes së shumave të parave, të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit.  

Sekuestrohen disa nga sendet e forta të cilat ky shtetas dyshohet se i përdorte për të hapur kasafortat. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Safe Box”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– R. H., 57 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:

-më datë 16.02.2025, ka vjedhur 1200 euro nga kasaforta e një biznesi në rrugën “Abdyl  Frashëri”;   

-më datë 02.02.2025, ka vjedhur 300 000 lekë nga kasaforta e një subjekti në rrugën “Reshit Çollaku”;  

-më datë 13.12.2024, ka vjedhur 370 800 lekë nga kasaforta e zyrës së një kompanie; 

-më datë 10.11.2024, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një banesë në Rrugën e Dafinave;  

-më datë 19.09.2024, ka vjedhur një shumë parash në zyrat e një kompanie, në rrugën “Abdyl Frashëri”. 

Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shëbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa nga sendet që ai dyshohet se ka përdorur për hapjen e kasafortave. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy