Abas Tafa është një figurë kontraverse e interesit publik, me përvojë të gjatë në arsim dhe politikë lokale, ai kërkoi edhe votat e elektoratit për të arritur në sallën e Parlamentit në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Mosha- Ai është 51 vjeç.
Vendlindja dhe banimi- Tafa është i lindur dhe i rritur në Zall Bastar, Tiranë, ku ka qenë edhe aktiv në jetën komunitare dhe institucionale.
Arsimi- Ka përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, në profilin “Gjuhë dhe Letërsi për Arsimin e Mesëm”.
Përvoja në punë- Tafa ka një karrierë 21-vjeçare në arsim, ku ka shërbyer edhe si drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar “Bahri Nela” në Zall-Bastar.
Angazhimi politik dhe kandidimi
Paralelisht, ai ka një angazhim të gjatë në politikë, me 30 vite në pozicione drejtuese brenda Partisë Demokratike dhe 12 vite si anëtar i këshillit dhe i Këshillit të Qarkut të Tiranës, transmeton emisioni “FactCheck” në MCN TV.
Në shkurt 2025, përmes një deklarate në rrjetet sociale, Tafa bëri të ditur vendimin e tij për të kandiduar për deputet, pas votëbesimit nga Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euro-Atlantikë. Ai mori mbështetjen e kreut të koalicionit, Lulzim Basha dhe mbante nr.4 në fletën e votimit.
Ai e justifikoi kandidimin e tij si një angazhim të motivuar nga nevoja për ndryshim në klasën politike dhe për përmirësimin e standardeve demokratike në vend.
Qëndrimi politik
Tafa shpreh kritikë ndaj situatës politike në Shqipëri, duke e cilësuar atë të degraduar dhe me mungesë përgjegjësie institucionale. Sipas tij, vendi ka nevojë për një epokë të re qeverisjeje me standarde demokratike dhe transparencë.
Mesazhi për qytetarët
Ai u bëri thirrje banorëve të Zall-Bastarit dhe Qarkut të Tiranës që ta mbështesin në garë, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Shqipërisë.
Rezultati i kandidimit për deputet
Në zgjedhjet e vitit 2025 Tafa, me profesion mësues, arriti të marrë 699 vota, nga të cilat: 690 brenda vendit dhe 9 vota nga votimi i diasporës jashtë vendit.



