Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit” në Lushnjë, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet tip Volkswagen Caddy, që po kthehej për në banesë.
Drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, dyshohet se po tentonte një parakalim në momentin e përplasjes.
Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale, ndërsa i riu ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje, ku po disiplinojnë trafikun dhe kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



