Video/ Vjedhin argjendarinë në Vlorë, vihen në pranga 3 vajza italiane

Video/ Vjedhin argjendarinë në Vlorë, vihen në pranga 3 vajza italiane

Tre vajza italiane kanë përfunduar në prangat e Policisë së Vlorës pasi dyshohet se grabitën në një argjendari, një byzylyk të shtrenjtë duke shpërqendruar shitësen.

Sipas informacioneve, mësohet se vlera e byzylykut me diamante ishte e madhe, ndërsa ngjarja u zbulua vetëm pas largimit të tyre nga dyqani.

Pronarët e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar 3 vajzat, të cilat flisnin italisht. Qytetarët arritën që t'i identifikonin, ndërsa u kapën teksa po largoheshin nga Porti i Vlorës.

Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal, ndërsa pas marrjes në pyetje, ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e vjedhjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy