Aksident në Lushnje, tre persona përfundojnë në spital

Aksident në Lushnje, tre persona përfundojnë në spital

Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, ku shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasuar me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip "Benz", të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy