Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi tentoi t’i jepte rryshfet punonjësve të Policisë Rrugore. Këta të fundit, e ndaluan 43-vjeçarin pasi po ecte në mënyrë të çregullt.
Arrestimi i E. B., u bë në rrugën “Isuf Elezi”. Pasi iu bë testi, rezultoi se shoferi po e drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 0.91 mg/l testi i dytë. Ndërsa efektivët po kryenin veprimeve policore, 43-vjeçari u ofroi punonjësve të Policisë Rrugore 10 euro, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e kryer.
Shtetasi E.B., akuzohet për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.



