Punonin në objektin ku ishin pezulluar punimet te “Uji i Ftohtë”, pranga administratorit dhe dy punëtorëve

Punonin në objektin ku ishin pezulluar punimet te “Uji i Ftohtë”, pranga administratorit dhe dy punëtorëve

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kapën në flagrancë duke kryer punime në një objekt në të cilin ishin pezulluar punimet.

Në pranga përfunduan administratori i firmës dhe dy punëtorë, ndërkohë që u shpall në kërkim pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh.  

Në zbatim të planit të veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen “Uji i ftohtë”, kanë evidentuar një rast të punimeve të ndërtimit, në një objekt në të cilin organet kompetente kishin pezulluar punimet.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. F., 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet;

P. M., 46 vjeç dhe B. T., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi.

Gjatë kontrollit të territorit nga Policia, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt 4-katësh, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në kundërshtim me vendimin e autoriteteve kompentente, të cilat kishin pezulluar punimet në këtë objekt.

Pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh, shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy