Detaje të reja dalin në dritë pas zbulimit të autorësisë së vrasjes së Eglantia Bucit, 8 vjet më parë në Tiranë.
Babai dhe vëllai i saj, pasi e kanë ekzekutuar me një plumb në nofull dhe e kanë varrosur në Malin me Gropa, kanë deklaruar para policisë së 23-vjeçarja mund të jetë trafikuar për prostitucion.



