OLF u kërkon formularin tre vlonjatëve të dënuar për drogë dhe vjedhje bankash

OLF u kërkon formularin tre vlonjatëve të dënuar për drogë dhe vjedhje bankash

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon burimet e pasurisë tre të dënuarve nga Vlora.

Mësohet se OFL iu është drejtuar vlonjatëve Jurgen Veizaj (Memaj), Hekuran Gerbi dhe Saimir Bubeqi.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

J. V.(M.), banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

H. G., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

S. B., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy