
Ministri i Brendshëm në Republikën e Shqipërisë, Bledi Çuçi, me anë të një statusi në rrjete sociale ka paralajmëruar të gjithë autorët e zjarrvënieve në vend, se do të përballen me ligjin.
Çuçi ka theksuar se me zjarrin nuk luhet dhe as nuk bëhet shaka.
Ai iu ka bërë apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në çdo moment.
“Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment”, shkruan ministri në postimin e tij.
Deklarata e ministrit vjen pas njoftimit se Policia e Shtetit ka proceduar pesë persona për zjarrvënie në Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë, përgjatë 24 orëve të fundit.



