Një 41-vjeçare shqiptare, është gjetur e vrarë në Greqi. Shtetasja Gjeorgjia Murati, banuese në Selanik, dyshohet se është ekzekutuar nga bashkëjetuesi i saj, ndërsa ishte edhe në muajin e dytë të shtatzënisë.
41-vjeçarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë, ndërsa bashkëjetonte së fundi pas divorcit me një 39-vjeçar. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar tek organet policore se nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës.
Pas hetimeve intensive, policia gjeti trupin e pajetë të 41-vjeçares shqiptare ne zonën e Kalkidhikisë. Ngjarjen e ka zbardhur shoku i bashkëjetusit të viktimës, i cili rrëfeu se e transportoi trupin me makinën e tij dhe se ndihmoi vetëm për largimin nga banesa e saj dhe jo në vrasje. Policia po heton për shkakun që shtyu 39-vjeçarin të kryente krimin e rëndë. Pas hetimeve nga policia 39-vjeçari me precedent penal, i dyshuar si autor i vrasjes u arrestua bashkë me shokun e tij.



