
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë një punonjës i pastrimit në portin e Durrësit.
Burime për MCN bëjnë me dije se viktima i moshës 55-vjeçare, ka qenë duke u ngrohur dhe ka rënë mbi rezistencë, duke marrë djegie në pjesën e përparme të trupit.
Viktima është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë. Ndërkaq, burime nga spitali bëjnë me dije se 55-vjeçari dyshohet të ketë pësuar infarkt dhe më pas ka rënë mbi rezistencë.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 09:15, në terminalin e pasagjerëve, në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. A., 55 vjeç (punëtor për pastrim dhe gjelbërim).
Paraprakisht, dyshohet se 55-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



